Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi mbrëmë drejt Tiranës, ku sot pritet të marr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Sipas njoftimti të Zyrës së Kryeministrit, në margjina të samitit, Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, përcjell Arbresh.info.
Kujtojmë sot do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Ky lloj samiti i një rëndësie të veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot