Google ADS

Komuna e Malishevës: 215 qytetarë të helmuar, situata po shkon drejt normalizimit

19:37 | 15 Tetor 2023
E.G

Komuna e Malishevës ka njoftuar se 215 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e dyshimit të helmimit.

Në njoftimin e komunës  në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se situata poo shkon drejt normalizimit, shrkuan Arbresh.info.

“Situata e përgjithshme nga helmimi i dyshuar nga ushqimi, gjatë pasditës së sotme ka filluar të shkoj drejt normalizimit, por pavarësisht kësaj, monitorimi dhe kujdesi i shtuar do të vazhdoj nga ana e personelit së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe organeve tjera kompetente.”

Stabilizimin e situatës e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, bën të ditur komuna.

“Sipas tij, gjatë pasditës situata ka filluar të normalizohet.”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lidhur me rastin Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit K.Sh., pronari i lokalit ku dyshohen se u shkaktua helmimi.

K.Sh dyshohet për  për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”/Arbresh.info/

Lexo edhe:

Shkon në 205 numri i qytetarëve që dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një lokal në Malishevë

 

Të ngjashme