Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se në Samitin e Berlinit i cili do të mbahet nesër në Tiranë nuk do të diskutohet agresioni i Serbisë ndaj Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Rama tha se Procesi i Berlinit dhe samitet e tij nuk janë vendi për zgjidhjen e çështejve bilaterale, shkruan Arbresh.info.
“Procesi i Berlinit është një proces i cili lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt katër lirive të BE-së, lirisë së lëvizjes, të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”, tha Rama.
“Dhe, tipikisht, ky proces dhe samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale por në programin e samitit që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon”, shtoi ai./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...