Google ADS

Bayern Munich e sheh grekun si zëvendësim për Upamecanon

16:31 | 15 Tetor 2023
D.H

Pas lëndimit të Dayot Upamecanos, gjigandi gjerman Bayern Munich është në kërkim të një qendërmbrojtësi për të zëvendësuar francezin deri në fund të sezonit.

Bayern pritet të transferojë mbrojtësin grek Sokratis Papastathopoulos, shkruan Arbresh.info.

Lojtari është pa skuadër, pas largimit nga skuadra greke e Olympiacosit.

 

Ai së shpejti mund të bëhet me klub të ri, por duhet të presë janarin, pasi në këtë kohë nuk është i hapur afati.

Greku më parë luajti për AEK, Niki Volos, Genoa, Milan, Werder, Borussia Dortmund dhe Arsenal, gjithashtu ishte pjesë e kombëtares së Greqisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme