Mbi 10 mijë nxënës të përshirë në sport, Rama: Punë e jashtëzakonshme e profesorëve të fiskulturës

14:49 | 15 Tetor 2023
D.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se mbi 10 mijë nxënës janë përfshirë në ekipet sportive në shumë shkolla të shtetit që ai drejton.

Në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar imazhe nga ekipet sportive të “Qemal Stafës”, dhe shtoi se po bëhet një punë e jashtëzakonshme nga profesorët e fiskulturës, për të rikthyer frymën sportive në shkolla, shkruan Arbresh.info

“Këta janë super ekipet sportive të “Qemal Stafës”, pjesë e lëvizjes sportive që ka nisur në shumë shkolla të vendit, ku deri më tani janë përfshirë mbi 10 mijë nxënës dhe ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme nga profesorët e fiskulturës, për të rikthyer frymën sportive në shkolla”, ka shkruar Rama.

Në fund, Rama potencoi se janë zotuar që të investojnë për “zgjerimin e ekipeve sportive dhe për infrastrukturën e duhur në shkolla, për të krijuar kushtet që nxënësit tanë të mund të stërviten në mjedise sa më të mira”./Arbresh.info

Të ngjashme