Google ADS

Antony Blinken të hënën viziton sërish Izraelin

14:35 | 15 Tetor 2023
E.H

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Izrael të hënën dhe do të takohet me kryeministrin, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Blinken është aktualisht në Kajro si pjesë e një udhëtimi të stuhishëm në Lindjen e Mesme pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, raporton CNN transmeton Arbresh.info.

Ai tashmë ditë më parë qëndruar në Izrael, si dhe në Jordani, Katar, Bahrein, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme