Google ADS

Rina Balaj guxon të dal pa grim, vëmendja tek trupi i formësuar

14:04 | 15 Tetor 2023
E.H

Këngëtarja Rina Balaj është një prej personazheve më të komentuara të estradës shqiptare e cila merr vëmendjen me çdo postim që ajo publikon.

Artistja përveç muzikës është e njohur edhe për stilin unik dhe fizikun joshëse, shkruan Arbresh.info.

E përkushtuar ndaj linjave trupore, Rina falë palestrës ka arritur që të jetë në formë të mrekullueshme.

Këtë më së miri e tregojnë imazhet e fundit të cilat bukuroshja ka vendos ti ndaj me ndjekësit e saj në Instagram.

Teksa shijon pushimet në Zanzibar, Rina pozoi e veshur me një korse në forme të fluturës dhe një mini-fund, duke theksuar kështu format e trupit.

Artistja e shumë hiteve nuk heziton të dal pa grim ndërsa ka marrë një mori pëlqimesh me komente pozitive./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme