Një aksident trafiku mes një veture dhe një treni me mallra ka ndodhur dje rreth orës 20:53 në Sllatinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, deri tek aksidenti erdhi pasi vozitësja nuk e ka respektuar përparësinë e kalimit, shkruan Arbresh.info.
Si pasoj e aksidentit, drejtuesja e veturës ka pësuar lëndime trupore.
“Rruga e re e Aeroportit, Sllatinë 14.10.2023-20:53. Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare dhe një tren i mallrave, me drejtues mashkull kosovar. Deri te aksidenti ka ardhë pasi që, e dyshuara nuk ka respektuar përparësinë e kalimit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës e cila pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...