Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka komentuar kapjen e sasisë së radhës të armatimit në shtatë lokacione në veri të Kosovës.
Ajo ka thënë se kjo tregon se rreziku nuk ka përfunduar ende, pas agresionit të 24 shtatorit.
“Shpresoj që tani secili e kupton se sa eskalues i rrezikshëm është Vuçiqi dhe Serbia”, ka shkruar ajo.
Schneeberger në këtë linjë ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare t’i vendosen masa Serbisë.
“Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe duhet të merren masa ndaj Vuçiq, që janë aq të dhimbshme për të, në mënyrë që ai t’i ndalë eskalimet dhe të punojë serizosht për zgjidhjen e konfliktit”.
Më tej ajo ka thënë se pas luftës në Ukrainë, Nagorno Karabakh dhe Izrael, botës nuk i nevojitet një terror tjetër, duke shtuar që ndaj Vuçiqit nuk duhet sjellë butë.
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...