Më shumë se 700 fëmijë janë vrarë në Gaza dhe 2,450 të tjerë janë plagosur që nga e shtuna e kaluar, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.
“Sipas raporteve të fundit nga autoritetet lokale shëndetësore dhe media, të paktën 2,215 palestinezë raportohet se u vranë, duke përfshirë mbi 700 fëmijë, dhe më shumë se 8,714 njerëz të plagosur, ku më shumë se 2,450 janw fëmijë”, tha zëdhënësja e UNICEF-it Sara Al Hattab për CNN.
Shifrat e së shtunës janë një përditësim i deklaratës së UNICEF-it të premten, e cila tha se qindra fëmijë janë vrarë dhe plagosur, duke vënë në dukje se numri rritet çdo orë.
“Vrasja e fëmijëve duhet të ndalet. Imazhet dhe historitë janë të qarta: fëmijë me djegie të tmerrshme, plagë mortajash dhe gjymtyrë të humbura. Spitalet janë krejtësisht të mbingarkuar për t’i trajtuar”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
Elder iu bashkua thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar duke thënë: Fëmijët izraelitë që mbahen peng në Gaza duhet të ribashkohen në mënyrë të sigurt dhe menjëherë me familjet dhe të dashurit e tyre./TCh/
Presidentja e KE-së vizitë në Shkup, thekson nevojën për mir...
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel
Tetori rozë, Osmani: Asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme në...
Magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe d...
Gërvalla flet me shqiptarë në Zvicër për sfidat e mësimit të...
Sveçla takohet me homologun e tij bullgar, flasin për siguri...