Google ADS

Osmani: Tetori, muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit

18:17 | 14 Tetor 2023
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tetori rozë, muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit.

Osmani thotë se ky është muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë dhe sipas saj, mund të mposhtim çdo gjë, përcjell Arbresh.info

Postimi i plotë:

Tetori Rozë
Ngjyrë shprese, force e uniteti. Muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes tek secili për rreziqet e kancerit të gjirit.
Muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë.
Sot na bëri bashkë marshi, e tërë vitin do jemi pranë njëra-tjetrës. Kështu fillon ndryshimi!

Të ngjashme