Komisioni Evropian ka thënë të shtunën se do ta trefishojë ndihmën humanitare për Gazën.
Ky vendim është marrë pasi Bashkimi Evropian është përballur me kritika për përgjigjen ndaj situatës atje.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të shtunën, ka thënë Komisioni.
“Komisioni do ta rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën për 50 milionë euro”, ka thënë von der Leyen përmes një deklarate.
“Kjo do ta rrisë shumën e ndihmës në 75 milionë euro”.
“Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me OKB-së dhe agjencitë e saj për të siguruar që kjo ndihmë arrin te ata që kanë nevojë në Rripin e Gazës”, ka thënë mes tjerash von der Leyen.
Izraeli e ka ndërprerë ujin, rrymën dhe ndihmat për Rripin e Gazës, pas sulmeve të grupit militant Hamas, në tokën izraelite, një javë më parë.
Ky shtet i ka urdhëruar 1 milion palestinezë që të shpërngulen nga veriu në jug të Gazës, teksa përgatitet për një ofensivë eventuale ushtarake për ta luftuar Hamasin.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë pasditen e së shtunës se “faze e re po vjen”, pas është takuar me zyrtarë ushtarakë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës.
“Teksa Izraeli ka të drejtë legjitime për t’i mbrojtur njerëzit dhe për t’u siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë, është tepër e rëndësishme që të gjithë të kujdesemi për civilët dhe jemi duke punuar në atë drejtim”, ka thënë Blinken./rel/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...