Amerika vazhdon të mbështesë Izraelin, jo vetëm në këtë luftë të nisur prej një jave tashmë, por edhe me logjistikën e nevojshme, për të vijuar luftimet në terren. Avioni i dytë amerikan, është ulur në tokën izraelite, në jugun e trazuar. Mbështetja do të vazhdojë.
CNN ka hyrë brenda në bazën ushtarake të Nevatim, atje ku raportoi gazetari Jeremy Diamond.
Sonte, ndihma amerikane për Izraelin sapo mbërriti. Një avion ushtarak amerikan, avion transportues, që do të sigurojë ndihma për Izraelin në luftë, sapo u ul në bazën ajrore të Nevatim, atje ku CNN siguroi akses ekzkluziv, për të filmuar, duke nisur nga shkarkimi i kargove me pajisje ushtarake.
“Ky avion kargo ushtarak, C-17, sapo u ul këtu në Izraelin jugor. Ka sjellë me vete armatime të reja dhe municione për ushtrinë izraelite, për të luftuar ndaj Hamas.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin është këtu, për të inspektuar dërgesat, duke u zotuar se ushtria amerikane do të vazhdojë të mbështesë Izraelin sa kohë të jetë në luftë
“E di sa shumë keni punuar. E di që jeni munduar t’i sillni ndihmat sa më shpejt. Dhe pas kësaj, do të vijnë edhe shumë ndihma të tjera”, u shpreh Austin.
Kjo ishte dërgesa e dytë që Amerika dërgoi në Izrael këtë javë, dhe fokusi ka qenë tek municionet precize, predha artilerie dhe interceptorë të tjerë të predhave, të njohura si “Iron Dome”, që ndihmojnë në mbrojtjen e civilëve, nga raketat e Hamas.
“Mund t’ju pyes çfarë kuptimi ka kjo? Çfarë do të thotë kjo mbështetje?”, pyet gazetari i CNN.
“Nuk po bëjmë sikur po mbështesim. Kjo është realisht mbështetje. Të tjera ndihma do vijnë”, u shpreh sekretari amerikan.
Nga sulmet ajrore të Izraelit, janë vrarë më shumë se 2 mijë vetë në Gaza, përfshirë më shumë se 600 fëmijë, bazuar në të dhënat e Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë. Liderët e Palestinës akuzojnë Izraelin për shënjestrim të infrastrukturës civile. Ndërkohë zyrtarë të Izraelit fajësojnë Hamasin për
lëshimin pa pushim të raketave, nga zonat e banuara dhe se civilët e tyre, po i përdorin si mbrojtje njerëzore.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...