Christian Pulisic është rikthyer së fundmi për të folur për golin shumë të diskutuar në ndeshjen Genoa-Milan, që u fitua nga “kuqezinjtë” me rezultatin 0-1.
Goli i sulmuesit amerikan u diskutua shumë për një prekje me dorë, por duke folur për këtë episod Pulisic thekson se vendimi i VAR-it ishte i duhuri.
“Kontrolli i VAR-it? Ato situata janë gjithmonë shqetësuese, por sipas mendimit tim ishte vendimi i duhur. E kontrollova topin me gjoks dhe më rrëshqiti në sqetull, por nuk e godita me krah. Sipas rregullave nuk është faull. Kur shënova, as që mendoja se mund të kishte ndonjë problem, në fund ishte e drejtë të vërtetoja golin”-tha ai.
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...