Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euroatlantike, e ka krahasuar Listën Serbe me Hamasin.
Sipas Bogdanoviq, pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjdhjet në Kosovë, është e njëjta gjë sikur Hamasi të kandidonte për zgjedhje në Jerusalem, përcjell Arbresh.info.
Ai ka theksuar se ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme.
“Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem. Është njësoj sikur Lista Serbe të shkojë në zgjedhjet! Ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme! Komuniteti serb do të jetë sërish në kthetrat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Bogdanoviq në ‘X”./Arbresh.info
Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem
Është njësoj sikur Lista Serbe të shkojë në 🇽🇰 zgjedhjet!
Ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme!
Komuniteti serb do të jetë sërish në kthetrat e @avucic!!!— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 14, 2023
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?