Telenovela Dafina-Sara ka përfshirë edhe disa këngëtarë të tjerë.
Pas Melinda Ademit, që i doli në krahë Sares, ka ardhur edhe një reagim nga reperja Tayna.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Tayna ka thumbuar vajzat, duke thënë se po bëjnë drama të panevojshme.
“Shumë do drama t’pa nevojshme, qysh spo priojn”, ka shkruar Tayna në “Thread’, përcjell Arbresh.info
Vlen të përmendet se nuk ka shumë kohë që Tayna dhe Dafina i ndalën thumbat ndaj njëra tjetrës.
E në këtë valle eshtë përfshirë edhe reperi Mozzik, ku e ngriri lartë figurën e Dafinës, madje tha se është bashkëpunimi më i mirë që ë ka pasur ndonjëherë.
“Osht njeri ma i miri që e kam taku në këtë vit, e mos të flas që është edhe njeri më i miri që kam bashkpunu najhere me të. Komplet energji, pure talent/ no hate. Asnjëherë se niva tu fol keq për dikon”, ka shkruar Mozzik.
Nga ana tjetër edhe Tayna edhe Ledri kanë bashkëpunim më Mozzikun, Sara është partnerja e Ledrit, një lëmsh i vërtet po zhvillohet mes estradës dhe nuk dihet se si do të përfundojë.
Ditë më parë ishte Dafina ajo që ka shkruar një status, duke thënë se ndihet krenare që në koncertet e saja ka më shumë femra.
Kurse në një reagim nga Melinda thuhet se” ti veç feministë sje”, që lë të nënkuptohet se e ka me Dafinën, shkruan Arbresh.info
Si nisi gjithçka
Nga një koment i Ledri Vules, “Ti kom dhon krejt”, në një postim se cila pjesë e këngës së fundit të Dafina Zeqiri “Si mua”, ju ka pëlqyer më shumë.
Ky koment i tij vjen pas shumë lajmeve se dyshja komunikojnë përmes këngëve, shkruan Arbresh.info
Komenti i Ledritt u përcjell me shumë kritika, ku më pas ai u pendua dhe e fshiu.
Dafina hoqi çiftin nga Instagrami, dhe anasjelltas.
Së fundmi në një intervistë Sara Hoxha ishte pyetur për raportin e saj me Dafinën, duke qenë se këngëtarja është ish-e dashura e burrit të saj, reperit Ledri Vula.
“Nga gjithë këto zhurma që bëhen që gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam aty pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri.Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtetë që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mire”, u shpreh Sara.
I menjhëhershëm ka qenë reagimi i Dafinës ku shkroi: “Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe ‘burrin’ tënd. Ndalo së përmenduri emrin tim, sa e vështirë mund të jetë? Ti je kaq obsesive, relaksohu”, ka shkruar Dafina në Threads./Arbresh.info/
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...