Bombardimet e ashpra izraelite vijuan për të 8 natë radhazi mbi Rripin e Gazës, teksa ushtria izraelite kreu gjatë natës një sulm nga toka zonën kufitare veriore.
Detaje nga sulmi nuk jepen, ndërsa krerët e ushtrisë hodhën poshtë lajmet që qarkulluan më herët se gjatë kësaj ndërhyrjeje kishin gjetur të pajetë, trupat e disa prej pengjeve që ekstremistët e Hamasit morën në ndërhyrjen e të shtunës së kaluar.
Sulmi hakmarrës në shkallë të gjerë i ushtrisë izraelite ende nuk ka nisur. Përmes një postimi në gjuhën arabe në rrjetin X, komanda e ushtrisë izraelite iu bëri thirrje palestinezëve që vijojnë të qëndrojnë në veri të Rripit të Gazës, të ikin në jug brenda orës 16:00 të kësaj të shtune sipas orës lokale. Postimi shoqërohet edhe më një hartë ku këshillohen dy rrugë të sigurta që ata të largohen.
Deri më tani nga zonat veriore mendohet të jenë larguar 400 mijë nga rreth 1.1 milionë palestinezë që jetojnë atje. Megjithatë, Hamas u ka bërë thirrje banorëve për rezistencë ndaj asaj që ata e quajnë propagandë izraelite. Kreu i OKB-së Antonio Guterres i quajti evakuimet e palestinezëve si tepër të rrezikshme, ndërsa kërkoi qasje humanitare për largimin e tyre nga zonat e ku do të kryet sulmi.
Ushtria izraelite njoftoi po ashtu se ka vrarë disa militantë ekstremistë që hynë në kufirin verior dhe që dyshohet se janë të Hezbollahut, aleatë të Hamasit.
Viktimat mes izraelitëve nga konflikti i një jave numërohen në 1300 dhe në gati 2 mijë të vdekurit në radhët e palestinezëve./Tv Klan
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...