Klubet e Ligës Saudite nuk kanë hequr dorë nga ‘ëndrra’ e tyre për ta pasur në radhët e veta Mohamed Salah dhe raportohet se interesimi për egjiptianin nuk është zbehur aspak.
Salah së fundmi rinovoi kontratën e tij me Liverpoolin e cila tashmë është valide deri në qershor të vitit 2025.
Ka qenë eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ai i cili ka konfirmuar se klubet arabe janë duke studiuar mundësinë për ta bindur Salah që të transferohet në Lindjen e Mesme, aty ku tashmë pjesë e saj janë shumë yje të futbollit si Ronaldo, Benzema, Mane, Neymar etj.
Sidoqoftë, përkundër interesimit të madh nga Arabia, momentalisht nuk ka asgjë konkrete rreth një transferimi të mundshëm të Salah në janar.
Salah në anën tjetër thuhet të jetë i motivuar për të sjellë edhe më shumë trofe në “Anfield” këtë sezon, por nuk përjashtohet mundësia që vitin e ardhshëm të kaloj në kontinentin e Azisë.
Ai e ka nisur mjaft mirë këtë edicion të ri të garave, teksa ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në tetë ndeshjet e para në elitën e futbollit anglez./telegraf
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...