Google ADS

Veliaj: Të parët në rajon për integrimin e bashkive

09:09 | 14 Tetor 2023
K.B

Efektet pozitive të reformës territoriale janë disa nga treguesit që sipas kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Shqipëria ka treguar në procesin e integrimit.

“Nëse në vitin ’92, Shqipëria ishte e fundit në të gjitha proceset ballkanike të integrimit, sot mund të themi se Shqipëria është e para. Kur mendoj se trashëguam një situatë me 400 komuna, si 400 fise dhe 400 tribu, ku secila kishte kapon e fisit dhe njëri sabotonte tjetrin për një urë, këto lloj çudirash nuk ndodhin më”.

Në këtë pikë ai apeloi për bashkimin e 2 shoqatave të bashkive.

“Këtu dua të bëj një ftesë sepse po bëhemi gazi i botës me dy shoqata. Nuk ka mundësi që të flasim për Kolegjin e Europës me të njëjtën fjali dhe pastaj të jemi si shqiponjë me dy koka kur vjen puna te shoqatat e bashkive”.

Ndërsa ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku vlerësoi procesin e përafrimit me BE-në.

“Ai proces në vetvete është procesi më modernizues, është më i strukturuar, megjithëse shumë i vështirë dhe ndonjëherë i koklavitur për institucionet e një vendi, që të kenë mundësi të zhvillohen dhe modernizohen në një kohë më të shkurtër”.

Edhe Hubert Perr, përfaqësues i delegacionit të BE-së në Shqipëri, pohoi se bashkitë kanë performuar mirë në procesin e integrimit./Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme