Gjendja e pacientëve të helmuar në Malishevë tani është stabile

22:24 | 13 Tetor 2023
KRG

Gjendja e pacientëve të helmuar, aktualisht është stabile dhe situata është në kontroll dhe e menaxhueshme.

“Pas orës 21, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi dhe asamblistët Valon Mazreku dhe Halil Morina, i kanë vizituar pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës, përcjell Arbresh.info

Sipas drejtorit Berisha, bazuar edhe nga të dhënat e klinikës, gjendja e pacientëve është stabile dhe janë duke u trajtuar nga personeli i klinikës.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacient, ndërsa numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Malishevë është 39.

Sipas njoftimit të komunës, të  gjitha ekipet relevante janë të mobilizuar për menaxhimin e situatës dhe personeli shëndetësor në QKMF është në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbimet e nevojshme. /Arbresh.info/

Të ngjashme