Kroacia përkujton të rënët shqiptarë në luftën çlirimtare

19:35 | 13 Tetor 2023
KRG

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të Luftës Atdhetare Samed Bogujevci dhe Fadil Salihu, sot në Gospiç të Kroacisë u mbajt ceremonia e vendosjes së kurorave me lule për të gjithë ata që e humbën jetën në Luftën Atdhetare.

Kryetari i Unionit Shqiptarëve të Republikës së Kroacisë, Esad Çollaku mori pjesë në këtë ngjarje. Për nder të rënies së dëshmorëve, u mbajt një minutë heshtje.

Marko Ratkoviq ndezi qiriun në emër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të veteranëve kroatë, Toma Medved. U ndez një qiri në emër të Marija Banozhiça, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë, Ivka Zaninoviç, shefe e Departamentit Rajonal të Rijekës për Çështjet e Mbrojtjes.

Qiriun e ndezi prefekti i Liçko-Senj z.Ernest Petry dhe kryetari, sekretari i qytetit të Gospiqit, Sllaven Stilinoviq.

Qirinjtë i ndezën përfaqësuesit e ambasadës së Republikës së Kosovës, sekretari i dytë i ambasadës Xhevdet Sopaj dhe atasheu për migrim Sefadin Kuçi.

“Kurora me lule është vendosur nga Shoqata e Mbrojtësve Shqiptarë të Kroacisë në Luftën Atdhetare. Qiriu u ndez nga Shoqata e Shoqatave të Vullnetarëve të Luftës Atdhetare Kroate. U ndezën qirinj nga përfaqësues të shoqatave të tjera të veteranëve dhe familjarë të veteranëve të vdekur dhe të zhdukur nga Lufta Atdhetare”, thuhet në komunikatën e Unionit Shqiptarëve të Republikës së Kroacisë.

Të ngjashme