FSK-ja pjesë e Konferencës dhe Panairit vjetor “AUSA 2023” në SHBA

18:30 | 13 Tetor 2023
E.K

Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, në emër të KOMFSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Shefi Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Ilir Qeriqi po marrin pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2023” në Washington DC.

Në kuadër të sesioneve të konferencës dhe panairit vjetor, Gjeneral Qeriqi është takuar me përfaqësuesit e kompanive më të njohura prodhuese të industrisë amerikane të Mbrojtjes, respektivisht pajisjeve ushtarake, ku u njoftua me zhvillimet e fundit teknologjike në këtë fushë përmes prezantimeve informuese si dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përcjell Arbresh.info

Gjeneral Qeriqi në kuadër të konferencës ka takuar edhe Drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), James Hursch dhe përfaqësuesin nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Asistencë në Siguri (USASAC ) kolonelin Singleton ku u diskutua për procesin e bashkëpunimit dhe blerjeve nga SHBA. ku synimi i KOMFSK-së, është që Ushtria e Republikës së Kosovës të jetë e pajisur me armatimet më moderne ushtarake, e gatshme për të përballuar të gjitha sfidat e sigurisë.

Tutje, kjo vizitë është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shpreh fuqishëm partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në, në fushën e mbrojtjes./Arbresh.info

Të ngjashme