Ballkani uron shërim të shpejtë për ish-futbollistin e tyre, Albion Rrahmanin

17:41 | 13 Tetor 2023
KRG

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së Kosovës kundër Andorrës, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se pas kontrollave mjeksore, Albion Rrahmani ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit.

Për lëndimin e Rrahmanit ka reaguar edhe ish-klubi i tij, Ballkani, duke i uruar rikuperim të shpejtë.

“Klubi ynë i dëshiron rikuperim të shpejtë, që sa më parë t’i kthehet fushës së blertë, sepse ka shumë për të dhënë.” thuhet në njoftim.

 

Postimi i plotë i Ballkanit:

Në duelin e mbrëmshëm të Kombëtarës së Kosovës ndaj Andorrës, ish futbollisti ynë, Albion Rrahmani pësoi një lëndim, për çka u detyrua të largohet me dhimbje nga fusha.

Klubi ynë i dëshiron rikuperim të shpejtë, që sa më parë t’i kthehet fushës së blertë, sepse ka shumë për të dhënë.

Të priftë e mbara “Lewa”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme