Nedim Bajrami qetëson stafin teknik dhe zëmrat e tifozëve kuqezi. Futbollisti i Sassuolos doli duke çaluar nga fusha në minutën e 67-të të sfidës me Çekinë, i zëvendësuar nga Ernest Muçi.
Përshtypjet e para nuk ishin fort të mira, pasi ekzistonte frika se mund të kishte dëmtim serioz, por nga ambienti i Kombëtares është mësuar se nuk ka asgjë serioze.
24-vjeçari ndoshta mund të lërë grumbullimin, për t’i dhënë kohë që të jetë në gjendjen më të mirë fizike para sfidës së radhës me klubin e tij, aq më tepër që takimi i radhës i kuqezinjve është thjesht një test miqësor me Bullgarinë. Ku do të kenë mundësinë e aktivizimit lojtarët që nuk janë aktivizuar ose kanë pasur pak minuta në këmbë në takimin me Çekinë./ss
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...