Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se në fondacionin e tij janë transferuar 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja.
“Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej EU 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja. Familja Ademaj, para disa javësh është goditur nga vërshimet, dhe përveç dëmeve material familja ka humbur edhe dy familjarë të shtrenjtë”, shkruan Pacolli.
Pacolli ka falënderuar gjithsecilin për solidaritetin dhe ndihmën për këto raste tragjike.
“Fondacioni Behgjet Pacolli, i përkushtuar, siç ishte në rastin e familjes Ademaj, vazhdon me ndjeshmërinë e vet të thellë për raste të tilla. Fondacioni Behgjet Pacolli falënderon secilin për solidaritetin dhe ndihmën e tij në këto raste tragjike dhe njofton donatorët se për t’u informuar rreth kontributeve te tyre nëpërmes GO FUND ME, ka vënë në dispozicion një linjë telefonike”, shkruan ai, përcjell Arbresh.info
Kujtojmë se para katër muajsh për shkak të vërshimeve në qytetin e Pejës, kishin humbur jetën nëna me djalin të moshës 5 vjeçare./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale