“Hamasi nuk mbështet palestinezët”, Blinken takohet me mbretin jordanez

13:16 | 13 Tetor 2023
K.B

Duke vazhduar udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken nënvizoi gjatë takimit me mbretin jordanez Abdullah II këtë të premte se “Hamasi nuk mbështet të drejtën e popullit palestinez për dinjitet dhe vetëvendosje”.

Gjatë takimit, Blinken dhe Mbreti Abdullah diskutuan sulmin e Hamasit të së shtunës ndaj Izraelit dhe përpjekjet që nga ajo kohë për të “siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.

Ata diskutuan gjithashtu “mënyrat për të adresuar nevojat humanitare të civilëve në Gaza ndërsa Izraeli kryen operacione legjitime sigurie për t’u mbrojtur nga terrorizmi.

Blinken shprehu vlerësimin për “rolin e veçantë të Jordanisë në Jerusalem dhe si një forcë për stabilitetin në rajon./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme