Google ADS

Liderët e Bashkimit Evropian mbërrijnë në Izrael “për të shprehur solidaritetin”

13:02 | 13 Tetor 2023
E.K

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola mbërritën në Izrael të premten.

Von der Leyen shkroi në rrjetin social X, se ajo kishte mbërritur në Izrael “për të shprehur solidaritetin me popullin izraelit pas sulmit të tmerrshëm terrorist të Hamasit”.

Metsola, gjithashtu shkroi: “Ne jemi këtu me një mesazh solidariteti pas sulmit më të keq terrorist që Izraeli ka përjetuar në breza.”

“Terrori nuk do të mbizotërojë. Mënyra se si ne reagojmë ka rëndësi,” tha Metsola. “Ne mund – ne duhet – të ndalojmë Hamasin. Dhe të bëjmë atë që mundemi për të zbutur pasojat humanitare.”/euronews

Të ngjashme