Me këngë nacionaliste sllave në sfond, një grup paramilitarë rus i veshur në rroba ushtarake dhe të maskuar, paralajmërojnë përkrahje për grupet kriminale serbe kundër Kosovës.
Përmes një videoje që po qarkullon në rrjetin social “TikTok” (profil.srb), e postuar para 20 orësh, ky grup paralajmëron mbështetje për grupet terroriste serbe kundër Republikës së Kosovës, raporton Arbresh.info.
Në këtë video ku shihet një grup prej gjashtë personash, ata thonë se janë duke monitoruar situatën në Kosovë dhe se janë të gatshëm për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste serbe.
Nëse është nevoja, ata thonë se janë të gatshëm t’u dalin në ndihmë grupeve serbe për të larguar siç thonë ata “të gjithë borxhlinjtë nga vendet tuaja”.
“Ne jemi këtu në vijën e frontit, po monitorojmë dhe përcjellim situatën në Kosovë. Ne i vajtojmë vëllezërit tanë serbë, jo heronjtë tanë të vdekur. Vëllezër, nxirreni frymën (çlirohuni). Ne jemi një popull. Ne jemi me ju. Shpresojmë që ju të dëboni të gjithë borxhlinjtë nga vendet tuaja. Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, thuhet në videon e postuar.
@profil.srb #foryoupage #foryou #fyp #srbija #serbia #balkan #kosovojesrbija #kosovoisserbia ♬ SERBSTREET – ꒌserbstreetꒌ
Një video tjetër po ashtu, ata quajnë terroristë popullin e Kosovës
“Të dashur serbë, vëllezër dhe motra. Kjo është ditë zie për serbët e vrarë në Kosovë nga terroristët shqiptarë. Ne ushtarët rusë vajtojmë me ju. Ne lutemi që drejtësia të triumfojë në tokën serbe dhe që torturuesit e poshtër të popullit serb të vriten, individualisht. Ata po marrin dënimin e merituar. Zoti i bekoftë serbët dhe popullin serb. Kosova është Serbi. Rusët dhe serbët, të gjithë së bashku!”, thuhet në këtë video.
@profil.srb #foryoupage #foryou #fyp #srbija #serbia #balkan #kosovojesrbija #kosovoisserbia ♬ SERBSTREET – ꒌserbstreetꒌ
Por, nuk është kjo video e vetme e postuar në këtë profil kundër shtetit të Kosovës. Thuajse të gjitha postimet në këtë faqe janë nacionaliste dhe përmbajnë urrejtje kundër popullit dhe shtetit Kosovës.
Madje, kjo faqe ka shkuar aq larg, sa ka kanë publikuar fotografinë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjatë një vizite në shtetin kroat ka vizituar kompaninë për prodhimin e armëve Karlovac në Kroaci, ku edhe kishte postuar një fotografi duke testuar armën.
Mbi këtë fotografi shkruan “Vjosa Osmani po përgatitet në Kroaci për aktivitetet e ardhshme terroriste në Kosovë”, duke e përcjell me një këngë në sfond, ku përdorën fjalët më të rënda./Arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...