Taulant Seferi ishte padyshim një nga protagonistët kryesorë të fitores së Shqipërisë kundër Republikës Çeke në “Air Albania” ku shënoi dy gola. sulmuesi kuqezi u shpreh pas ndeshjes tepër i lumtur dhe gjithashtu kishte një mesazh dhe për kritikat.
Jam shumë i lumtur për fitoren sepse ishte fantastike përpara të gjithë shqiptarëve. Padyshim jam i lumtur dhe për dygolshin tim sepse goli i fundit ka qenë para shumë kohësh.
Shumica nuk kanë besuar te unë, por falënderoj trajnerin për besimin dhe me ndihmën e Zotit ja shpërbleva familjen time dhe të gjithë shqiptarëve.
E thashë që askush nuk ka besuar. Unë jam njeri i thjeshtë që i kam parë të gjithë deklaratat, por përgjigja ime u dha në fushë. Falënderoj trajnerin, familjen time dhe të gjithë shqiptarëve.
Unë kam pasur një periudhë shumë të keqe. Tre vite kam qenë i lënduar me operacione dhe kjo më ka dëmtuar shumë në Zvicër. Gabimi im ishte që shkova në huazim te një skuadër që luante për mbijetesë. Por le të më shohin në Gjermani tani.
Tifozët për Kombëtaren bëhen një, si të Tiranës ashtu dhe të Partizanit. Shpresoj që dhe në ndeshjet e radhës t’i bëjmë të lumtur”, u shpreh Seferi./Panorama.al
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe