Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen ka treguar arsyen e vizitës që ajo dhe senatori Peter Welch do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor, ku nesër do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani.
Me anë të një postimi në X, Shaheen konfirmon se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ajo ka shkruar se pret me padurim për bisedat që do t’i zhvillojë me zyrtarët e shteteve.
“Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar senatorja amerikane.
.@SenPeterWelch and I are in the Western Balkans to reassure our allies that the U.S. is actively engaged and supportive of their nations’ democratic aspirations. I look forward to having substantive conversations with local leaders and officials throughout the visit.
— Sen. Jeanne Shaheen (@SenatorShaheen) October 12, 2023
Ndryshe, Presidenca njoftoi se takimi me senatorët do të zhvillohet nesër në orën 09:15 në Kabinetin e Presidentes./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...