Ligjvënësit izraelitë kanë mbështetur “qeverinë e zgjeruar emergjente”, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për bashkimin në ekzekutiv me rivalët e tij, për aq kohë sa të vazhdojë konflikti me militantët palestinezë të Hamasit.
Benny Gantz dhe katër anëtarë të partisë së tij u betuan si ministra pa portofol, pasi Parlamenti votoi për Qeverinë e re me 66 vota për dhe katër kundër.
Para votimit, Netanyahu tha në Parlament se “uniteti që kemi krijuar dërgon mesazhin e një force të madhe”, duke u zotuar se “do të shkatërrojmë Hamasin”.
Lideri opozitar, Yair Lapid, – ish-aleat i Gantzit – më herët tha se ai nuk do t’i bashkohet Qeverisë.
Gjatë një adresimi televiziv, Lapid akuzoi udhëheqësit izraelitë për “dështim të pafalshëm” për shkak të mosparandalimit të sulmit brutal që militantët e Hamasit kryen në fundjavë.
Luftimet që nga 7 tetori midis Izraelit dhe militantëve nga Gaza kanë lënë të vrarë mbi 1.200 persona në Izrael dhe 1.350 në Rripin e Gazës.
Netanyahu dhe Gantz, përmes një deklarate të përbashkët, më 11 tetor njoftuan se janë pajtuar të bashkojnë forcat gjatë luftimeve dhe të formojë “kabinetin e luftës” prej tre anëtarësh, ku do të përfshihet edhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Në Qeveri po ashtu kanë mbetur aleatët e Netanyahut të ekstremit të djathtë se hebrenjtë ultra-ortodoksë.
Sipas marrëveshjes, Netanyahu është pajtuar që të ndalë reformën në gjyqësor, që ka ndarë shtetin dhe kundër saj janë organizuar protestat më të mëdha në historinë e Izraelit.
Gantz për herë të fundit kishte shërbyer në një kabinet të Netanyahut më 2020-2021, ekzekutiv që u formua në bazë të marrëveshjes që i mundësonte Gantzit të udhëhiqte në pjesën e dytë të mandatit të Qeverisë. Por, në Izrael atëbotë u shpallën zgjedhje të parakohshme para se Gantz të mund të bëhej kryeministër./rel
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...