Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerrot tha se presin të shohin saktësisht se si u organizua sulmi në veri, derisa theksoi se ajo që është temë qendrore në këtë fazë është dialogu.
Masat e paralajmëruara të BE-së në raport me Serbinë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ende nuk shihen në horizont. Guerrot, tha se para vendosjes së pasojave të mundshme, fillimisht po priten hetimet se si u organizua ky sulm.
“Tani duhet të shikojmë saktësisht se si u organizua ky sulm. Tashmë ka diskutime mes partnerëve përkatës dhe këtu nuk mund të them më shumë për pasojat e mundshme për aktorët e këtij sulmi”, tha Oliver Guerrot, Ambasador i Francës në Kosovë për RTK-në.
Sipas diplomatit francez, ajo që është temë qendrore në këtë fazë është dialogu. Ai tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të vazhdojë. Sipas tij kjo është e vetmja rrugë përpara. “Rruga përpara është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për këtë ne po punojmë shumë”, tha ai.
Guerrot tha se në kuadër të procesit të dialogut, fokusi duhet të jetë te marrëveshja dhe zbatimi i saj.
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...