Në përkrahje të Shqipërisë me emrat dhe portretet e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi

19:14 | 12 Tetor 2023
E.G

Të rinjtë shqiptarë po e mbështesin Shqipërinë në përballjen e saj me Çekinë me emrat dhe portretet e heronjve, Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka publikuar një video me tifozët duke shkruar  “plot shqipe të ardhura nga të gjitha trevat dhe diaspora”.

“Forcaaaa Shqipëria”, ka shkruar Balla në Facebook.

Në të njëjtën kohë kur përballet Shqipëria do të luajë edhe Kosova kundër Andorrës.

Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme