Kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet nga Policia e Kosovës  

18:58 | 12 Tetor 2023
E.G

Njësia FAST-Kosova nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit e PK-së, kanë arritur ta arrestojnë një person në kërkim nga INTERPOL-i.

I dyshuari me urdhër arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë nën dyshimin për veprën penale “ kultivim të bimëve narkotike”, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i arrestuar dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen në funksion të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit në përgjithësi.”, thuhet në njoftimin e Polcisë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme