Është liruar edukatorja dhe kuzhinierja e çerdhes “Gëzimi ynë” të dyshuara për ushtrimin e dhunës ndaj 3-vjeçarit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar avokati i njërës prej të akuzuarave, Taulant Ismajli, shkruan Arbresh.info.
“Pas ngritjes së aktakuzës është mbajtur seanca e parë fillestare në të cilën seancë të pandehurat janë deklaruar të pafajshme. Brenda afatit 30 mbrojtja do të ushtrojë kërkesë për kundershtimin e provave dhe hudhjen e aktakuzës. Mbrojtja në këtë seance ka propozuar ndërprerjen e masës së paraburgimit për shkak se kane pushuar te gjitha shkaqet dhe rrethanat për të cilat është caktuar e njëjta, propozim ky te cilin gjykata jashtë seancës vendosi me c’rast i liroi nga masa e paraburgimit te pandehurat”, tha avokati.
Të dyshuarat janë arrestuar më 19 shtator pas denoncimit të nënës së 3-vjeçarit, e cila publikoi edhe pamjet nga kamerat brenda çerdhes.
Ndryshe, ato dyshohen për kryerjen e veprave penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Atyre iu caktua masa e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Arbresh.info/
Lexo edhe:
30 ditë paraburgim për dy punëtoret e çerdhes që dyshohet se keqtrajtuan 3 vjeçarin
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...