Një person me incialet S.B (50 vjeç) është arrestuar sot në Beograd në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka konfirmuar kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, shkruan Blic.rs.
I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”
I dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale Rrezikimi i personit nën mbrojtje ndërkombëtare, tha prokurori Stefanoviq.
Brenda 48 orëve do të sillet në prokurori për t’u marrë në pyetje.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...