Google ADS

“Forca djema, unë jam me ju”, Kumbulla motivon shokët e kombëtares para ndeshjes ndaj Çekisë

15:42 | 12 Tetor 2023
KRG

Një mungesë e madhe tek Kombëtarja e Shqipërisë, padyshim është qendërmbrojtësi Marash Kumbulla.

Kumbulla është duke u rikuperuar ende nga lëndimi i tij i rëndë, mirëpo përkrahja e tij për shokët e kombëtares nuk ka munguar, shkruan Arbresh.info.

“Forca djema, unë jam me ju” – ka shkruar Kumbulla në një postim në rrjetet sociale.

Shqipëria sonte do të përballet me Çekinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”./ Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme