Google ADS

Bislimi takohet me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Malin e Zi

15:38 | 12 Tetor 2023
A Z

Sot u zhvillua një takim mes Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Malin e Zi, Faik Nika.

Përfaqësuesit e Këshillit e njoftuan zëvendëskryeministrin Bislimi për objektivat e punës së këtij këshilli dhe veprimtarinë e tyre në fushat të cilat janë me interes për shqiptarët.

U fol dhe mbi thellimin e bashkëpunimit e rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor.

Në këtë takim zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej nga këshilltari i tij, Ragmi Mustafi, ndërsa Kryetari Nika nga Daut Ceka./Arbresh.info/

 

Të ngjashme