Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Izraeli nuk qëndron i vetëm”, ndërsa aleanca premtoi mbështetje për Izraelin gjatë ditës së dytë të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant i informoi homologët e tij të NATO-s përmes një video-telefonate “mbi mizoritë e Hamasit të kryera kundër civilëve izraelitë dhe shtetasve të disa aleatëve të NATO-s”, tha NATO në një deklaratë për shtyp, raporton CNN, transmeton klankosova.
Stoltenberg tha se aleanca dënoi sulmet terroriste në termat më të ashpër të mundshëm.
Aleatët e NATO-s “shprehën solidaritetin me Izraelin, duke e bërë të qartë se ai ka të drejtë të mbrohet me proporcionalitet kundër këtyre akteve të pajustifikueshme të terrorit” dhe i bëri thirrje Hamasit që “menjëherë” të lirojë të gjithë pengjet, thuhet në deklaratë.
“Asnjë komb apo organizatë nuk duhet të kërkojë të përfitojë nga situata ose ta përshkallëzojë atë”, paralajmëroi ai.
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s po takohen për bisedime në selinë e aleancës në Bruksel, ku kanë diskutuar situatën në Izrael si dhe pushtimin e Rusisë në Ukrainë.
Më herët të enjten, Stoltenberg mirëpriti Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin dhe e falënderoi atë për udhëheqjen e fortë dhe mbështetjen për aleancën.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...