Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, Dardanët, kanë një mesazh për Kombëtaren e Shqipërisë para ndeshjes, ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Dardanët dalin në përkrahje të kuqezinjëve për ndeshjen vendimtare, shkruan Arbresh.info.
“Kuqezinjtë e Sylvinhos do ta kenë vëmendjen tonë me patjetër. Ne do të jemi sy e vesh kah Tirana. Lutemi për triumf e hapje të rrugës për evropianin e dytë në histori. Hajde Shqipëri!” , kanë shkruar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Dardanët.
Shqipëria sot luan një ndër sfidat më të rëndësishme të kësaj kampanje, ku me një fitore do të ishte një hap larg Evropianit.
Sfida luhet në ora 20:45 në “Air Albania”, në Tiranë./Arbresh.info/
Arioni-Gresës: Ti ke ndjenja për Vullnetin
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...