Në Bërnicë sot është inauguruar Parku Teknologjik “Tech Park Prishtina”, i cili synon të ndikojë te kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, studentët e TIK-ut dhe institucionet e hulumtimit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij tha kjo është rezultat i investimeve të Qeverisë.
“Kënaqësi e veçantë që në Bërnicë po e përurojmë parkun. Kjo është si rezultat i investimeve të Qeverisë prej 2.5 milion euro. Investimi në park tregon për interesimin tonë për të nxitur rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës”, tha Kurti.
Kurti tha se ky investim s’ka të bëj vetëm me objektin, por duhet talenti dhe mundësitë të hapen.
“I është dhënë stikut për një periudhë 5 vjeçare, ky investim s’ka të bëjë vetëm me objektin, këtu duhet talenti dhe mundësitë të hapen. Duhet ta kuptojnë të gjithë për mundësitë që ofron ky park”, u shpreh Kurti.
Shefi ekzekutivit tha se kjo qendër do të vazhdojë të rritet edhe me 5G.
“Me pajisje të dsikut po mbështetet edhe parku i teknologjisë. Përmes MINT-it kemi investuar edhe në inovacione të tjera. Kjo qendër do të vazhdojë të rritet edhe me 5 G. Synimi është që në këtë qendër të projektohet dhe pilotohet. Ne e kemi një strategji nga Tiku mbi 5 të ri e të reja. Synojmë për të reja në teknologji”, përfundoi Kryeministri./Arbresh.info/
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...
Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin
Hoxha takoi kryetarin e Prezencës së OSBE-së, flasin për pro...
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” – Kiara Tito flet për rapor...