Katër shqiptar në Tiranë, të cilët reklamonin bileta në rrjetet sociale dhe shisnin online, në mënyrë të jashtëligjshme janë arrestuar.
Pas marrjes së informacionit, Policia e Shqipërisë ka nisur hetimin dhe ka arritur të identifikojë katër personat të cilët shisnin biletat online me çmime që shkonin deri në 400 euro.
Policia referoi materialet në prokurori dhe nisi procedimin në gjendje të lirë të shtetasve S.A. 35vjeç, R.H., 22 vjeç, A. O., 31 vjeç dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë. Nga hetimi është vërejtur se këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi për të shitur bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, e cila do të startojë në orën 20:45 në stadium “Air Albania”.
Vlen të theksohet se interesi i tifozerisë për të ndjekur nga shkallët e stadiumit këtë takim ishte mjaft i lartë dhe biletat u shitën të gjtha brenda pak orëve pasi dolën në treg në shtator. Në “Air Albania” do të ketë 22 mijë tifozë kuqezi, që do të mbështesin djemtë e Sylvinhos në misionin e tyre drejt Europianit të Gjermanisë./SS
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...