Në mungesë të kuorumit ka dështuar raportimi i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Hyseni, ishte e vetmja deputete e LVV-së që u pa sot në sallë, ku pritej raportimi i Bislimit.
Sipas saj, Bislimi ka qenë në mbledhje të qeverisë, dhe në ndërkohë po priste kuorumin për të ardhë në raportim. Ajo theksoi se është e paarsyeshme sjellja e deputetëve të opozitës, anëtarë të këtij komisioni, që nuk e pritën Bislimin.
Raportimi i Bislimit ka qenë i paraparë të filloj prej orës 10:00 dhe anëtarët e komisionit të partive opozitare e lëshuan sallën 15 minuta me vonë, me arsyetimin se Bislimi ishte dashur të vijë me kohë në raportim./rtk
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?