Google ADS

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Kosovë-Izrael

10:50 | 12 Tetor 2023
D.H

Ndeshja kualifikuese për “Euro 2024” ndërmjet Kosovës dhe Izraelit edhe zyrtarisht është shtyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur UEFA, në një postim në Twitter, shkruan Arbresh.info.

 

Kosova dhe Izrael ka qenë në planë të zhvillohet me datë 15 tetor, në Prishtinë, mirëpo shkaku i konflikti mes Izraelit dhe Palestinës kjo ndeshje është dashur të shtyhet.

Federata e futbollit të Izraelit ka kërkuar që kjo gjë të ndodhë dhe kjo u mirëkuptua nga UEFA.

Ndeshja do të zhvillohet në një datë tjetër që ende nuk është bërë publike.

Teksa Izraeli këtë muaj ka pasur të luaj edhe ndaj Zvicrës por për të njëjtën arsye edhe ajo ndeshja u shtye.

Teksa Kosova luan sot ndeshjen e radhës ndaj Andorrës me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme