Meritan Shabani lëndohet dhe humb sezonin

10:02 | 12 Tetor 2023
D.H

Meritan Shabani ndalet në momentin më të mirë. Mesfushori i avancuar, i cili ka lindur në Mynih të Gjermanisë, po performonte shumë mirë me zviceranët e Grasshoppers, skuadër ku luan prej verës së vitit të kaluar.

Shabani u pajis me pasaportë shqiptare në muajin gusht. Emri i tij lidhet prej kohësh me kombëtaren e Shqipërisë, teksa ai mund të ishte një alternativë për Sylvinhon për miqësoren ndaj Bullgarisë (17 tetor).

Por për fat të keq, 24-vjeçari ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të majtë në duelin e fundjavës përballë Yverdon në kampionatin helvet.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Grasshopper Club Zürich (@gczurich)

Takim të cilin Grasshoppers e fitoi 0-3. Shabani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të qëndrojë gjatë larg fushave. Ndërkohë që e ka mbyllur këtë sezon.

“Dëmtimi dhe mungesa e tij janë një goditje e rëndë për ne”, u shpreh Bruno Berner, trajneri i Grasshoppers. Shabani ka luajtur më parë me moshat e Bayern Munchen.

Teksa ka provuar disa eksperienca në Holandë (VVV-Venlo) dhe Angli (Wolves U21). Tek ekipi i Grasshoppers, përveç tij luajnë edhe shqiptarët e tjerë Amir Abrashi, Dion Kacuri, Elvir Zukaj dhe Florian Hoxha./SS

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme