Tri komuna të Kosovës bëhen me ndërmarrje publike lokale

09:52 | 12 Tetor 2023
A Z

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar propozim-vendimet për themelimin e Ndërmarrjeve Publike Lokale në tri komuna.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se  tri komunat kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe kërkesa e tyre është aprovuar.

Suhareka do të ketë Ndërmarrjen Publike “Eko-Theranda”, Podujeva do të ketë Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko-Llapi”, ndërsa Kamenica do të ketë Ndërmarrjen Publike “Dardana Sh.A.Kamenicë”./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme