Qeveria shtyn për vitin tjetër disa projektligje

09:48 | 12 Tetor 2023
A Z

Qeveria e Kosovës  ka marr vendim për të bërë disa ndryshime legjislative për këtë vit.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të shtyhen disa projektligje për vitin e ardhshëm.

“Për shkak të numrit të madh të Projektligjeve për hartim e miratim këtë vit detyrohemi që disa prej tyre t’I shtyjmë për vitin e ardhshëm”, tha Kurti.

“Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin për bashkëpunim ndërkomunal (MAPL), Projektligji për Planifikim Hapësinor (MMPH), Projektligji për harmonizimin e ligjeve veçanta me ligjin numër 08/L-067 për Inspektimet, Projektligji për harmonizimin e ligjeve veçanta me ligjin numër 04/L-202 për sistemin e lejeve dhe licencave dhe Shtyhet afati deri më 31 dhjetor për Projektligjin për banim social (MMPH)”.

Të ngjashme