Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se përgjigja e Izraelit duhet të jetë proporcionale pas operacionit të Hamasit.
Stoltenberg mbajti një konferencë për shtyp në fund të sesioneve të ditës së parë të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
I pyetur nëse është i shqetësuar për përhapjen e konfliktit izraelito-palestinez në rajon, Stoltenberg tha se Izraeli u përball me sulme terroriste gjatë fundjavës, njerëz të pafajshëm humbën jetën dhe se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulme të tilla terroriste.
“Unë pres që përgjigja e Izraelit të jetë proporcionale. Ndërsa ky konflikt vazhdon, është e rëndësishme që Izraeli të bëjë çmos për të parandaluar vdekjen e civilëve të pafajshëm”, tha Stoltenberg.
Duke theksuar se vendet armiqësore ndaj Izraelit nuk duhet të përdorin situatën aktuale të konfliktit, Stoltenberg kujtoi se SHBA-ja ka rritur praninë e saj ushtarake në rajon.
“Ky është një mesazh i rëndësishëm parandalimi, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit”, tha shefi i NATO-s./abcnews.al
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...