Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në dy vjet e gjysmë qeverisje është shënuar rekord të të mbjellave që prej pasluftës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se në krahasim me dy vite më parë sipërfaqet e të mbjellave me drithëra janë rritur për gati 2/3, kjo pasi që siç thotë ai, është rritur për 216%, përkrahja me subvencione për bujqit dhe fermerët.
“Mbill sot që të korrësh nesër. Në dy vjet e gjysmë qeverisje, kemi shënuar rekord të të mbjellave që prej pasluftës. Në krahasim me dy vite më parë, sipërfaqet e të mbjellave me drithëra janë rritur për gati 2/3. Sepse përkrahjen me subvencione për bujqit dhe fermerët e kemi rritur deri në 216%.”, shkroi ai.
Tutje, kryeministri Kurti tha se mbështetja financiare deri më tani është mbi 214 milionë euro.
“Për herë të parë, kemi subvencionuar naftën dhe plehun bujqësor. Sigurimeve bujqësore u janë shtuar edhe gjashtë kultura të reja, kurse primin e sigurimit e kemi subvencionuar për 75%.”, shtoi ai.
Ndër të tjra, shefi i ekzekutivit tha se aplikimi për grante dhe subvencione është bërë më i lehtrë duke shtuar se janë ndalur keqpërdorimet, padrejtësitë si dhe korrupsioni.
“Gjasat për të përfituar bujqit dhe fermerët meritorë janë rritur. Për herë të parë janë aprovuar 50% të aplikimeve për grante, teksa numri i fermerëve të mbështetur çdo vit është mbi 30 mijë. Fermeri i Kosovës sot, është fermeri më i përkrahur në rajon.”, përfundoi kryeministri Kurti./Arbresh.info./
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...