Balla: I bëj thirrje çdo sportdashësi të sillet si lojtari i 12-të në mbështetje të kombëtares kuq e zi

19:06 | 11 Tetor 2023
E.G

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes Shqipëri – Republika Çeke.

Me anë të një posti mi në Facebook, Balla ka kërkuar nga sportdashësit që të sillen si lojtar i 12-të në mbështetje të kombëtares kuq e zi, shkruan Arbresh.info.

“Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes Shqipëri – Republika Çeke. I bëj thirrje çdo sportdashësi të sillet si lojtari i 12 në mbështetje të kombëtares kuq e zi”, ka shkruar ministri Balla.

Ndryshe, Policia e Shtetit të Shqipërisë ka përgatitur një plan të plotë masash për të siguruar rregull dhe siguri publike përgjatë ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë, e programuar për nesër (12 tetor) në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës./Arbresh.info./

Lexo edhe:

Policia e Shqipërisë me plan masash për ndeshjen Shqipëri – Çeki

 

Të ngjashme